Flash News

POLITIKOFF

Sarah Jessicka Parker shqetësohet rreth komenteve për rrudhat dhe thinjat

Sarah Jessicka Parker shqetësohet rreth komenteve për rrudhat dhe

Sarah Jessica Parker, njihet për komentet e saj pikante në rrjete sociale, për tematika të ndryshme. Aktorja po ashtu u përgjigjet edhe atyre që duan të diskutojnë moshën dhe pamjen e saj.

Parker është personazhi i kopertinës së dhjetorit 2021 të revistës "Vogue" dhe në intervistën e saj. aktorja diskutoi disa nga komentet negative që u shfaqën në mediat sociale pas trailer-it të ri të "Sex and the City", "And Just Like That...", të cilat u përqendruan rreth moshës së tre grave kryesore. 

Sarah Jessicka Parker shqetësohet rreth komenteve për rrudhat dhe

"Ka kaq shumë muhabete mizogjene si përgjigje ndaj nesh, që nuk do të ndodhnin kurrë rreth një burri," tha Parker. "'Thinja, thinja thinja. A nuk ka një burrë thinja?' Unë jam ulur me Andy Cohen dhe ai ka një kokë të mbushur me thinja. Pse është normale për të? Nuk e di çfarë t'ju them njerëz."

Aktorja tha se ajo e ka të vështirë të përballet me komentet në mediat sociale sepse "të gjithë kanë diçka për të thënë", veçanërisht duke përmendur dikotominë e të qenit e kritikuar për shumë rrudha.

 "Unë e di se si dukem. Nuk kam zgjidhje tjetër. Çfarë do të bëj për këtë? E ndaloni dot plakjen? Zhdukeni dot?"

Të fundit