Flash News

POLITIKOFF

Scarlett Johansson tregon se ajo po kalon një vështirësi si "nënë"

Scarlett Johansson tregon se ajo po kalon një vështirësi si

Kur bëhet fjalë për këshillat për ekuilibrin punë-jetë si prind, Scarlett Johansson po kërkon ndihmë.

Gjatë podkastit The Skinny Confidential: Him & Her, aktorja foli për mënyrën sesi prioritetet e saj, veçanërisht kur bëhet fjalë për karrierën, kanë ndryshuar ndjeshëm që kur ajo u bë nënë ,me vajzën 8-vjeçare Rose (me ish- bashkëshortin Romain Dauriac) dhe djali 1-vjeçar Cosmo (me bashkëshortin Colin Jost).

Kur prezantuesja e pyeti Johannson nëse ajo kishte ndonjë 'trick' për ekuilibrin punë-jetë, ylli tha: “Nuk ka asnjë ekuilibër. Nëse ju dini ndonjë, ma thoni. Po kërkoj çdo lloj ekuilibri”, shtoi ajo duke qeshur.

"Perspektiva juaj ndryshon kur bëhesh prind, me siguri," tha Johansson. “Kjo ndihmon që pjesët e tjera të jetës suaj të zbehen"

Ajo foli gjithashtu edhe për karrierën dhe se si vendosi prioritete të reja. “Punoj zakonisht për 15 orë në ditë dhe nëse punoj për diçka, më duhet t’i zhvendos të gjithë dhe për fëmijët, kjo është aventurë. Por, ata kanë nevojë edhe për qëndrueshmëri. Kështu që, tani që vajza është rritur, nuk punoj më në të njëjtën mënyrë si punoja kur isha 25 vjeç”, u shpreh Scarlett.

Të fundit