Flash News

POLITIKOFF

"S’e doni Kiarën sa unë", Luizi hedh poshtë aludimet për ndarje

"S’e doni Kiarën sa unë", Luizi hedh poshtë

Një nga çiftet më të diskutuara momentalisht në showbizin shqiptar janë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito që prej marrëdhënies së tyre të krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Teksa Luizi tashmë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për turin e koncerteve të tij dhe Kiara ka nisur xhirimet për moderimin e emisionit “Kepi i VIP-ave”, menjëherë kanë nisur aludimet për një ndarje të mundshme mes tyre.

Mirëpo, ka qenë vetë Luizi ai i cili i ka hedhur poshtë të gjitha fjalët; në një video ‘live’ për ndjekësit në Instagramin e tij, fituesi i “BBVIP” ritheksoi edhe një herë dashurinë e tij për Kiarën.

“Asnjëri prej jush nuk e do Kiarën aq shumë sa e dua unë. Ajo është me xhirime në emisionin e saj në Turqi dhe unë po vazhdoj koncertet këtu në Amerikë.”

Të fundit