Flash News

POLITIKOFF

Selena Gomez sugjeron që të mësojmë në shkollë për shëndetin mendor njësoj siç mësojmë matematikën

Selena Gomez sugjeron që të mësojmë në shkollë

Gjatë promovimit të fushatës së saj të re me kompaninë e bukurisë ‘Rare Beauty’, Selena Gomez ka treguar se si ka qenë eksperienca e saj me ankthin dhe sa e nevojshme është që njerëzit të kurohen dhe të kenë më shumë informacion, informacion që nëse ajo do e kishte mjaftueshëm do ta kalonte çdo gjë më lehtë.

“Unë e di shumë mirë se sa e frikshme dhe e vetmuar mund të ndihet të përballesh me ankthin dhe depresionin vetë në një moshë të re. Nëse do të kisha mësuar më parë për shëndetin tim mendor, të isha mësuar në lidhje me gjendjen time në shkollë, në mënyrën si u mësova për lëndët e tjera, udhëtimi im mund të dukej shumë ndryshe”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram.

Gomez shprehet se të gjithë duhet të kërkojnë ndihmë dhe të mësojnë më shumë rreth shëndetit mendor, depresioni, ankthit dhe çdo pasoje tjetër që sjell ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Të fundit