Flash News

POLITIKOFF

Selena Gomez tregon se si shkëputja 3-vjeçare nga rrjetet sociale i shpëtoi jetën

Selena Gomez tregon se si shkëputja 3-vjeçare nga rrjetet sociale i

Edhe pse është një nga njerëzit më të ndjekur në Instagram, Selena Gomez ëndruar larg rrjeteve sociale prej disa vitesh, gjë që sipas saj i ka shpëtuar jetën.

Selena Gomez, poston shumë rrallë dhe në shumicën e rasteve është stafi i saj që publikon këto postime. Së fundmi, Selena ka folur për momentin kur vendosi të ndalojë së përdoruri mediat sociale, në një intervistë me WWD.

Selena Gomez tregon se si shkëputja 3-vjeçare nga rrjetet sociale i

Këngëtarja tregoi se kthesa erdhi tre vjet më parë:

"Për të qenë e sinqertë, unë thjesht thoja: ‘Ky është shumë informacion’. Ishte shumë nga jeta ime personale e përhapur kudo dhe thjesht ndjeva se ishte e pakontrollueshme. Mendova se mendimet e mia dhe gjithçka që po konsumoja silleshin rreth miliona njerëzve të ndryshëm në botë që thoshin gjëra të mira dhe të këqija. Dhe unë thjesht mendova, ‘Unë nuk marr asgjë prej tij. Asgjë nuk po më jep jetë.’ Dhe thjesht u largova prej tij,” - shpjegoi ajo.

Selena Gomez tregon se si shkëputja 3-vjeçare nga rrjetet sociale i

Ajo donte t’i fshinte profilet, por ekipi menaxhues e këshilloi ndryshe.

"Unë jam e lumtur që nuk e bëra, sepse është një mënyrë kaq e mrekullueshme për të qëndruar të lidhur dhe kur e përdor, më bën të lumtur të di se jam plotësisht e sinqertë dhe duke qenë e vërtetë me atë që jam."

Kur Selena dëshiron të postojë diçka, ajo ia dërgon një asistenti dhe ata e postojnë në profilet e saj.

"Unë nuk jam plotësisht në dijeni të asaj që po ndodh në kulturën pop dhe kjo më bën vërtet të lumtur. Dhe ndoshta kjo nuk i bën të tjerët të lumtur, por për mua, me të vërtetë më shpëtoi jetën," -përfundoi këngëtarja.

Selena ka 268 milionë ndjekës në Instagram

Të fundit