Flash News

POLITIKOFF

Semi flet për vështirësitë që hasi pas daljes nga BBV dhe përballja me artikujt e mediave

Semi flet për vështirësitë që hasi pas daljes nga BBV

Semi Jaupaj la shtëpinë e Big Brother Vip të premten dhe si duket përballja e saj me realitetin nuk ka qenë as e kënaqshme, duke qenë se ajo u aludua në fillim dhe për një lidhje me Donaldin apo që i kishte marrë një të dashur më parë Bora Zemanit, mikeshës së saj të ngushtë.

E gjithë kjo situatë siç duket nuk ka qenë aspak favorizuese për Semin kur ka dalë, por siç është shprehur vetë, në një raport krahasimesh, ka marrë më shumë komente pozitive.

Semi ka reaguar përmes një statusi në profilin e saj në Facebook ku falenderon mbështetësit, teksa shkruan:

Nuk gjej fjalet e duhura per te falenderuar secilin prej jush!

Secilin qe me ka mbeshtetur, perkrahur, dashur dhe dashur me pak.

Pasi dola nga shtepia BBV, hasa veshtiresi me nje realitet tjeter dhe u perballa me artikuj, hipoteza e postime te pakendshme.

Por peshorja anonte nga mesazhet e ngrohta, te dashura dhe mbi te gjitha frymezuese.

U ndjeva e lumtur dhe krenare per veten pasi duke kaluar nje sfide te madhe timen arrita modestisht te frymezoj e te ndihmoj shume njerez qe kishin hasur veshtiresi te tilla. Jam krenare dhe e gezuar per aq sa arrita dhe lumturia e dashamiresia qe kam percjelle tek ju eshte me shume se sa çmimi i madh.

E juaja Semi

#semistinkerbells

Semi flet për vështirësitë që hasi pas daljes nga BBV

Të fundit