Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Semi "frikësohet" nga Fifi 'me shkop në dorë', fansat mendojnë se është lojë e këngëtares
Semi dhe Fifi kanë bërë një debat të ashpër mbrëmë. Fifi prej dy ditësh po bën një "lojë" me Monikën për të ngacmuar banorët, të cilat po shtiren sikur po zihen. Por kjo ka agravuar situatën mes Fifit dhe Semit.
Semi pretendon që ndihet keq dhe sikletoset nga "shkopi" dhe ikën duke qarë, teksa Donaldi dhe Beniada kanë shkuar ta qetësojnë.
Fifi nga ana tjetër, ka reaguar duke thënë se kjo është një lojë nga ana e Semit pasi Graniti - të cilin Semi ka filluar ta ngacmojë qëkur ai tha se nuk e sheh Fifin si të dashur - bëri një gjest, që tregoi respekt dhe konsideratë ndaj Fifit.
Po ashtu dhe fansat nga ana tjetër, ata që kanë parë videot e shkurtra, mendojnë se faji është i Fifit, ndërsa ata që kanë parë që nga fillimi, mendojnë se Semi po e ekzagjeron vetëm për faktin që nuk mori nga Graniti atë që priste.
Situata Semi-Granit ishte kjo:
Semi po mësonte Granitin si të qeronte fruta dhe t`ja jepte Semit pastaj. Mirëpo Sheila po e ngacmonte duke dashur të "ulte" vlerat e Fifit dhe Graniti iku duke ia dhuruar më pas Fifit. Sipas fansave, fakti që Semi u ndje e nënvlerësuar ka reaguar kështu.
Edhe Fifi po ashtu mendon të njëjtën gjë, pasi sipas saj ajo që po bën Semi është "film serial turk" sepse nuk ka pasur të njëjtin reagim më parë.