Flash News

POLITIKOFF

Semi thotë se lidhja e Donaldit me Beatrixën ishte e shëmtuar

Semi thotë se lidhja e Donaldit me Beatrixën ishte e shëmtuar

Pavarësisht se Big Brither Vip Albania ka përfunduar, personazhet ende po diskutohen. Mbrëmë në "Post BBV", Semi ka folur për herë të parë hapur për raportin e saj me Donaldin dhe se si e ka pritur ajo lidhjen e tij me Trixën.

Kujtojmë se Semi Jaupaj është mikesha e ngushtë e Bora Zemanit, ish-të dashurës së Donaldit, i cili i dha shpresa moderatores në fillim kur nisi BBV dhe më pas ai u lidh me Trixën brenda shtëpisë.

Semi mbrëmë e cilësoi  lidhjen e aktorit me Beatrixën si të shëmtuar:

“Nuk dua të bëj ndonjë koment të madh. Unë jam pro dashurisë. Mënyrat si i bëri gjërat ishte pak e shëmtuar. Mund të gjente mënyra për të dërguar mesazhe për Borën. Njeriu është i lirë të bëjë ç’të dojë”

Semi po ashtu, komentoi dhe pse në natën finale ajo tha se mendon se është Iliri fituesi.

“Këtu do ndalem pak sepse këtu jam komentuar gjatë gjithë kohës, që nuk e kam mbështetur. Pas asaj që ndodhi unë realisht, nuk isha dakord për zgjedhjen e tij që bëri. Nëse vinte puna tek Donaldi si lojtarë unë e kam mbrojtur. Jo duke bërtitur shumë ndoshta, por nuk e kam hedhur poshtë”,- tha Semi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Këngëtarja theksoi se Donaldi ishte ai që "e hodhi poshtë i pari" mikeshën e tij, pasi ai atëherë deklaroi se Semi po e pengonte në lojën e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit