Flash News

POLITIKOFF

Sëmundja mund t`i rrezikojë seriozisht karrierën Jessie J si këngëtare

Sëmundja mund t`i rrezikojë seriozisht karrierën Jessie J si

Këngëtarja e njohur britanike Jessie J është diagnostikuar me sëmundjen Meniere  dhe siç ajo ka treguar shumë shpesh për fansat, duket se situata e artistes nuk po përmirësohet.

Kjo sëmundje shkakton marrje mendsh dhe humbje dëgjimi, por për fat të keq këngëtares po i ndikon dhe tek zëri duke i rrezikuar seriozisht karrierën si muzikante.

“Dje u përpoqa të këndoj, por nuk mundesha”-tha Jessie. “Po ndikon në zërin time”-shtoi më tej ajo.

 “6 muaj dhe akoma nuk kaloj një ditë pa dhimbje në fyt. Disa ditë janë më të mira se të tjerat. Pjesa më e keqe është se nuk po e gjejmë çfarë është. Nuk janë kordat vokale, por diçka rreth tyre, tiroide, alergji, s’e di. Testet vazhdojnë. 95% të kohës jam mirë, pozitive dhe e fortë, por atë 5% e gjithë shpresa zhduket. Ndihem e humbur dhe e vetmuar. Po e ndaj këtë me ju se njerëzit më pyesin si je kaq pozitive gjithë kohës, por nuk jam. Nuk pretendoj të jem mirë gjithë kohës, nuk është e shëndetshme. Të gjithëve që po kalojnë periudhë të vështirë i them se jam me to dhe do e kalojmë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by J E S S I E J (@jessiej)

Të fundit