Flash News

POLITIKOFF

Sëmuret gjatë koncertit, ndërron jetë papritur këngëtari i njohur

Sëmuret gjatë koncertit, ndërron jetë papritur

Këngëtari indian Krishnakumar Kunnath, i njohur nga të gjithë si KK, ka ndërruar jetë papritur në moshën 53-vjeçare. Dyshohet se artisti ndërroi jetë si pasojë e një ataku në zemër, pak orë pasi zhvilloi një koncert këtë të martë. Menjëherë kanë reaguar në rrjetet sociale fansat e tij dhe Kryeministri indian, Narendra Modi.

Sëmuret gjatë koncertit, ndërron jetë papritur

Këngët e tij pasqyronin një shumë emocione, duke u prekur nga njerëzit e të gjitha grupmoshave. Do ta kujtojmë gjithmonë përmes këngëve të tij. Ngushëllime familjes dhe fansave të tij”,– shkruan Modi në Twitter.

Sëmuret gjatë koncertit, ndërron jetë papritur

Times of India’ shkruan se Kunnath nuk u ndie mirë ndërsa performonte në një koncert në Kalkuta. Pas shfaqjes, ai thuhet se u ankua se ndihej jashtëzakonisht i ftohtë dhe donte të kthehej në hotel. Ai u dërgua me urgjencë në spital nga hoteli pasi u rrëzua rreth orës 22:30 dhe pak minuta më pas mjekët e shpallën të vdekur. Mijëra fansa shkruajtën homazhe në faqen e tij në Instagram, në një foto të Kunnath-it duke kënduar përpara një turme, postuar më herët gjatë ditës. Ai ka lënë pas bashkëshrten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Sëmuret gjatë koncertit, ndërron jetë papritur

Të fundit