Flash News

POLITIKOFF

Seriali "Wednesday" vendos një rekord të ri në Netflix

Seriali "Wednesday" vendos një rekord të ri në Netflix

“Wednesday” rrëzoi nga froni “Stranger Things” në lidhje me shifrat e shikueshmërisë përsa i përket javës së parë të publikimit. Spin-off i “The Addams Family” zuri vendin e parë për shifrat e shikueshmërisë në javën e parë të lançimit, duke arritur 341.2 milionë orë shikueshmëri në Netflix. Sezoni i katërt i "Stranger Things" arriti në 335 milionë orë shikime. Kjo e bën “Wednesday” serialin më të suksesshëm ndonjëherë në gjuhën angleze në historinë e Netflix.

Seriali "Wednesday" vendos një rekord të ri në Netflix

Netflix vlerëson se 50 milionë familje në mbarë botën kanë parë një pjesë ose të gjithë serialin, ku Jenna Ortega luan rolin e vajzës me të njëjtin emër të familjes së famshme. "Wednesday" u rendit në #1 në 83 vende anembanë botës dhe krenohet me kastin e aktorëve si Catherine Zeta-Jones, Gwendoline Christie dhe Christina Ricci. Christina Ricci ka luajtur pikërisht rolin e Wednesday në “The Addams Family” e vitit 1991.

Seriali "Wednesday" vendos një rekord të ri në Netflix

Sidoqoftë, as "Stranger Things" dhe as "Wednesday" nuk tejkaluan "Squid Game", i cili grumbulloi 571.76 milionë orë shikime në javën e tij të parë të publikimit. “Wednesday” përqendrohet te Wednesday Addams, vajza e Morticia dhe Gomez, teksa përpiqet të zgjidhë një mister në shkollën e saj të re. Shifrat e shikueshmërisë janë një lajm i mirë për Netflix në një kohë kur platforma po përballet me konkurrencën e Amazon Prime, Apple TV dhe Disney+.

Të fundit