Flash News

POLITIKOFF

Shakira dhe Pique drejt rrugës për paqe

Shakira dhe Pique drejt rrugës për paqe

Shakira dhe Gerard Pique njoftuan në qershor të 2022, përmes një njoftimi të përbashkët, ndarjen e tyre.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhej në deklaratë.

Që atëherë, dyshja ka pasur disa takime ku u është dashur të marrin vendime tipike pas një ndarjeje, si vendbanimi i fëmijëve apo lloji i kujdestarisë që do të ndajnë: “Ata janë në përputhje me marrëveshjen e ndarjes. Nuk ka më asnjë diskutim apo problem”,-raporton revista “Vanitatis”.

Kjo është rikonfirmuar më vonë nga rrethi i ngushtë i Pique-s: “Kështu është, nuk ka problem”.

Më në fund ujërat po qetësohen për ish-çiftin që shpresojnë të kenë një jetë më të qetë larg vëmendjes së paparacëve. Ishte e vështirë menjëherë pas ndarjes së tyre, kur fotografët dhe kamerat mbushën rrugët përreth shtëpisë, gjë që shkaktoi trazira tek fqinjët. Por kjo ka marrë fund.

Të fundit