Flash News

POLITIKOFF

Shakira dhe Pique mund të jenë ndarë

Shakira dhe Pique mund të jenë ndarë

Përflitet se një krizë mes Shakirës dhe Gerard Piqué ka filluar të flitet së fundmi. Disa informacione të publikuara nga Emilio Perez, në “El Periódico” shtuan dyshimet edhe më tepër se çifti mund të jenë ndarë. Sipas gazetarit të njohur Piqué ka kaluar netë të tëra i vetëm në banesën e tij të vjetër.

Shakira dhe Pique mund të jenë ndarë

“Gjithçka duket se tregon se marrëdhënia sentimentale, në çift, mes Shakirës dhe Piqué po kalon një nga momentet e saj më të këqija që kur u takuan në vitin 2010. Ka nga ata që kanë parë prej disa javësh kapitenin e Barçës duke jetuar sërish, duke kaluar netë e ditë, në banesën e tij të vjetër në rrugën Muntaner, ngjitur me Plaza Adrià”, shkruan Pérez.

Shakira dhe Pique mund të jenë ndarë

Gjithashtu, gazetari ka vëzhguar profilin e Shakirës në rrjete sociale. Ai thekson se këngëtarja nuk ka publikuar foto prej muajsh me Piqué. Ai shkruan po ashtu se postimi i fundit i dyshes ka qenë që më 21 mars. Pérez thekson se kënga e fundit e artistes mund të tregojë edhe si lidhja e saj me Piqué po shkon në këto momente. Lidhur me thashesthemet, deri më tani nuk ka asnjë reagim nga asnjëri prej tyre.

Të fundit