Flash News

POLITIKOFF

Shakira dhe Tom Cruise shihen shumë pranë njëri-tjetrit në "Formula 1"

Shakira dhe Tom Cruise shihen shumë pranë njëri-tjetrit në

Çmimi i Madh i Formula 1 në Miami bëri bashkë shumë personazhe të njohur. Një nga gjërat më të habitshme ishte pamja e Shakirës dhe Tom Cruise së bashku, duke biseduar përzemërsisht, gjë që shkaktoi zëra në rrjet U zbulua dyshja në fakt njihen prej kohësh.

Sipas ‘Vanitatis’, ajo që u pa në Miami ishte konfirmimi i diçkaje të panjohur për shumëkënd, por jo për ta, pasi në fakt ata janë miq.

“Është një marrëdhënie që ka nisur shumë vite më parë”, thonë burimet.

Miqësi sekrete apo thjesht një surprizë? Pra më shumë se një sekret, ky është thjesht një realitet, pasi këngëtarja kolumbiane dhe aktori amerikan njihen prej kohësh. Përveç kësaj, Cruise e ka mbështetur Shakirën pas ndarjes së saj me Gerard Pique. Ata kanë qenë në kontakt më parë, por tani "janë afruar". Aktori pëlqen të mbajë kontakte me miqtë e tij, me telefonata të vazhdueshme, diçka që ka bërë edhe me Shakira-n.

Të fundit