Flash News

POLITIKOFF

Shakira - vjehrrës: Nuk do të marr më këshilla bukurie nga ti

Shakira - vjehrrës: Nuk do të marr më këshilla bukurie nga

Së fundmi, Shakira thotë se "mamatë jo gjithmonë kanë të drejtë". Në një intervistë që ka dhënë për Vogue, këngëtarja 44-vjeçare tregon se si u krijuan momentet e saj më të mira dhe më të këqija të modës dhe bukurisë së të gjitha kohërave.

Shakira - vjehrrës: Nuk do të marr më këshilla bukurie nga

"Oh, sa e tmerrshme!" u shpreh ajo kur pa një foto të saj nga MIDEM 46th Edition në 2012-ën.

Shakira e cila prej vitesh është e martuar që prej vitit 2011 me futbollistin spanjoll Gerard Piqué, fajësoi për modelin e flokëve në atë kohë, vjehrrën e saj, Montserrat Bernabeu.

Shakira - vjehrrës: Nuk do të marr më këshilla bukurie nga

"Ajo më tha: ‘pse nuk i pret flokët? I ke shumë të dëmtuara’. Dhe ky ishte gabimi më i madh i jetës time", tha me shaka Shakira, para se të shikonte drejtpërdrejt në kamera për t'i dërguar vjehrrës së saj një mesazh:" Unë nuk do të marr më këshilla bukurie nga ti".

Të fundit