Flash News

POLITIKOFF

Shpallet 'Gruaja e Vitit', fjalimi emocionues i Shakirës që përloti audiencën

Shpallet 'Gruaja e Vitit', fjalimi emocionues i Shakirës që

“Gruaja e Vitit” nga 'Billboard' u shpall pikërisht këngëtarja e famshme Shakira, e cila mbajti një fjalim emocionues, që përloti një pjesë të mirë të të ftuarëve në audiencë. Këngëtarja ceku ndarjen e saj nga lidhja shumëvjeçare me futbollistin Pique, me të cilin ka dy djem. Ajo foli për besnikërinë dhe për ndihmën që muzika i dha në momentin “që u ndje e humbur.”

“Nuk ka rëndësi nëse dikush është besnik apo jo, ajo që ka shumë rëndësi është t’i qëndrosh besnike vetes. Kur u ndjeva më e humbura, muzika më ktheu në rrugën e duhur”, tha artistja.

Ajo shtoi se në jetën e çdo femre vjen një moment kur vetëvlerësimi i tyre nuk varet më nga një person tjetër, por është e rëndësishme që ajo ta pranojë veten ashtu siç është.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by billboard (@billboard)

Të fundit