Flash News

POLITIKOFF

Sheila Haxhiraj pranon se ka vuajtur nga depresioni por heshti në BBV: Boll probleme kanë njerëzit

Sheila Haxhiraj pranon se ka vuajtur nga depresioni por heshti në BBV: Boll

Pas daljes nga shtëpia Big Brother Vip, Sheila Haxhiraj ka qenë e ftuar në shumë emisione dhe së fundmi ishte në "Top Albania Radio" ku dhe pranoi pas shumë pyetjeve ngacmuese se edhe Sheila ka vuajtur nga depresioni.

“Për aq sa qëndrova, aq munda të tregojë. Për të treguar një histori tënden duhet dikush që ti besosh shumë. Tregova pak një historinë time te Kledi. Nuk ka njeri që nuk ka probleme, nuk doja t’i ngarkoja njerëzit me probleme. Nuk kisha pse i thoja aty, sepse të gjithë kanë probleme."

Sheila ekskluzivisht për TAR rrëfeu një histori personale, të cilat ajo nuk i rrëfeu në shtëpinë më të famshme të momentit:

“Kam kaluar një fazë depresioni me veten time. Kanë ndikuar problemet me familjen, synimet e paarrira në karrierë nga mosmbështetja, humbjet. I thashë vetes çdo gjë do kalojë, ka anën e saj të mirë, duhet të mendoj pozitivisht, po punoj me veten."

Të fundit