Flash News

POLITIKOFF

Sheila rrëfen ngjarjen që ka përjetuar me Monikën në "Big Brother": Më kapi nga mjekra

Sheila rrëfen ngjarjen që ka përjetuar me Monikën në

E eliminuara e së premtes nga shtëpia e "Big Brother" këngëtarja Sheila Haxhiraj, ka qenë e ftuar në “Shqipëria live”, ku pranoi se ajo lojë dhe kritikat e publikut e bënë të ndihej keq Monikën.

Ndër të tjera, Sheila ka treguar një bisedë me aktoren që e ka prekur:

"Kur po shkonte te dhoma e dënimit, më kapi nga mjekra dhe më tha ti e dashur me mua je ngatërruar, të kam folur hapur si të kisha vajzën time. Aty u preka dhe reflektova për të kuptuar si nisi gjithë loja. Kur të gjithë e kanë sulmuar, unë i shkova afër, e kam parë pak si nënën time."

Këngëtarja tha në "Shqipëria live" se është zhgënjyer, kur pasi ka dalë nga shtëpia, ka parë disa video ku Monika e ofendon:

“Ka bërë ca komente të shëmtuara për mua, kokë rrodhe e shumë të tjera. Mund të them që më ka zhgënjyer. Unë i kam dhënë suport me pastërtinë më të madhe”.

Sheila thotë se u mërzit nga eliminimi sepse po fillonte të ambientohej më shumë në shtëpi.

Mezi kam mundur të përshtatem javën e parë. Ishte e vështirë përballja me kamerat gjatë gjithë kohës, kur unë ndër vite kam qenë e distancuar. Dy javët e para jemi përpjekur të mbajmë harmoni sepse ishte mirë për bashkëjetesë. Në momentin që po lulëzoja e po çlirohesha, dola”.

Të fundit