Flash News

POLITIKOFF

Shengeni Ballkanik/ Besa Kokëdhima: Të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën, do bojkotoj produktet jo shqiptare

Shengeni Ballkanik/ Besa Kokëdhima: Të bësh krushqi me atë

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka reaguar ashpër pas takimit Rama-Vuçiç-Zaev në Shkup ku u firmos marrëveshja trepalëshe Shqipëri-Serbi-Maqedoni e Veriut për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve dhe bashkëpunim në rast katastrofash, nismë ku Kosova nuk u përfshi.

Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan se vendosja e trarëve nga ana e qeverisë shqiptare me Kosovën dhe mini-Shengeni me Serbinë, “është si të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën”.

“Trarë me Kosovë, mini-Shengen me Serbinë. Ose thënë ndryshe, të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën…”, shkruan Besa Kokëdhima.

Ndërsa në një reagim të dytë në rrjetet sociale, Besa Kokëdhima shprehet se do të bojkotojë çdo produkt jo shqiptar, ndërsa shton se do të shkojë në Dardani edhe sikur një mijë trarë të vënë.

"Nuk e di për ju, por unë do bojkotoj çdo produkt jo Shqiptar e jo Shqiptar të Kosovës, të Dardanisë.
Do shkoj në Dardani sikur 1000 trarë të vënë.
Do shkoj në Shkup e jo në Skopje, në Tetovë, Gostivar, Strugë, Ohër, Dibër, Kërçovë, Kumanovë, Preshevë, Bujanoc, Ulqin, Plavë, Tivar, Podgoricë, Rozhajë, Tuz; në Mal të Zi e jo në Montenegro.
Të na falin shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim.
Jemi NJË" shkruan këngëtarja.

Shengeni Ballkanik/ Besa Kokëdhima: Të bësh krushqi me atëShengeni Ballkanik/ Besa Kokëdhima: Të bësh krushqi me atë

Të fundit