Flash News

POLITIKOFF

Shenjat e horoskopit që duan të jenë beqar sa më gjatë të jetë e mundur

Shenjat e horoskopit që duan të jenë beqar sa më gjatë

Disa njerëz janë kundër idesë së martesës dhe vendosjes me atë person të cilin ne dëshirojmë ta quajmë partner partner jete ’. Ndërsa të jesh beqar është qëllimi përfundimtar për disa njerëz, martesa është një ëndërr e bërë për të tjerët. Këtu janë shenjat e zodiakut që ikin nga martesa dhe zgjidhja.

Binjakët: Tashmë e dini që Binjakët janë një ndër shenjat më të dyjëzuara të zodiakut, dhe mesa duket ky lloj dualiteti që i shoqëron në çdo fushë të jetë, nuk përjashton as ndjenjat, aq më pak martesën. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë, e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse një Binjak e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirën, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare. Kështu që mendohuni mirë para se të propozoni një Binjak.

Luani: Luani dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, mirëpo n.q.s i propozoni në një shesh të madh plot njerëz, e sigurt që nuk do t'ua falte kurrë. Të lindurit në këtë shenjë e kanë të vështirë të marrin hapin e madh dhe si sqimtarë që janë, duhet kohë që të bindin veten se ka ardhur koha të ndajnë përditshmërinë me dikënd tjetër.

Shigjetari: Nuk është mirë ta shtyni drejt martesës, nëse nuk është i bindur plotësisht për këtë gjë. Personat e kësaj shenje duken sikur janë të kënaqur me idenë e një lidhjeje të gjatë, por kur vjen puna te martesa nuk mendojnë njësoj. Frikësohen se partneri do t’u marrë lirinë.

Ujori: Ujorët janë një ndër shenjat që e duan më shumë vetminë. Kur bëhet fjalë për martesën, ok më mirë të mos bëhet fjalë fare, i shmangen dhe izolohen në botën e tyre të rrëmujshme emocionale. Kjo shenjë e ka të vështirë të pranojë dikë në jetën e tij/saj ndaj duhet të keni kujdes para se të bëni propozimin e madh.

Të fundit