Flash News

POLITIKOFF

Sherri me Fifin, Mentor Haziri: Nuk dua t`i bëj reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm

Sherri me Fifin, Mentor Haziri: Nuk dua t`i bëj reklamë dikujt

Në vitin 2018, kur Fifi mori pjesë në "Kënga Magjike" me këngën "Psikopatja jote" - një bashkëpunim me Mc Kresha-n, komenti i Mentor Hazirit tërhoqi vëmendje të madhe.

Ai tha asokohe se performanca e Fifit ishte stonature e jashtëzakonshme dhe performanca më e dobët e festivalit:

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta. Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës."

Dhe atë vit, Mentori e votoi me vetëm 4 pikë këngën e tyre dhe që prej asaj kohe, thumbat kanë vazhduar në mënyrë virtuale.

E ndërsa ka qenë sot i ftuar në “Abc e Mëngjesit” ku i i pyetur nga moderatori Alban Musa lidhur me sherrin e bujshëm që pati me këngëtaren Fifi, ai u shpreh se nuk donte t’i bënte reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm:

“Është shumë i parëndësishëm dhe nuk dua t’i bëj reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm. Është i parëndësishëm, ndoshta nivel shumë i ulët i asaj bisede." 

Të fundit