Flash News

POLITIKOFF

Shfaqja e fillimit të finales së ‘Champions League’, këngëtarja që do të performojë

Shfaqja e fillimit të finales së ‘Champions League’,

Në pragë të finalës së shumëpritur të Champions League, UEFA ka zbuluar se këngëtarja braziliane e popit Anitta, do të performojë së bashku me Nigerianin Burna Boy para ndeshjes së titullit midis Manchester City dhe Inter që zhvillohet të shtunën më 10 qershor në stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll, Turqi.

Kjo do të jetë hera e shtatë që UEFA organizon një shfaqje muzikore para ndeshjes përpara vendimit për titullin e Champions League.

“Jam e lumtur që do të performoj në shfaqjen e fillimit të finales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s dhe mezi pres të këndoj në shfaqje me Burna Boy. Ne do të sjellim një shfaqje të paarritshme për tifozët në stadium dhe në mbarë botën”, ka shkruar Anitta përmes faqes së internetit të organizmit evropian të futbollit.

Ajo mori pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Rio 2016, vit në të cilin bëri debutimin e saj si prezantuese televizive. Në vitin 2016 ajo fitoi çmimin për artisten më të mirë braziliane në MTV Europa Music Aëards, dhe stili i saj muzikor është përgjithësisht pop.

Të fundit