Flash News

POLITIKOFF

Shfaqjet teatrale dhe veprimtari të tjera kulturore që mund të shihni në Tiranë gjatë fundjavës

Shfaqjet teatrale dhe veprimtari të tjera kulturore që mund të

Gjatë kësaj fundjave, në Tiranë do të zhvillohen një serë aktivitetesh kulturore, për të gjitha moshat.

Ata që duan dhe ndjekin artin, do të kenë mundësinë - duke filluar që nga sot në orën 20.00 -  në Teatrin Eksperimental të shohin shfaqen “Gruaja e Thyer” e Simone de Beauvoir, me regji të Endri Çelës dhe interpretim të Adriana Tolkës.

“Orfeu zbret në ferr”, shfaqja që ka tërhequr vëmendjen e publikut, në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar, për tre ditë me radhë.

Sopranoja e njohur Ermonela Jaho, do të jetë pjesëmarrëse në Teatrin e Operas në masterclass-in ndërkombëtar, akademia teatrale, nga data e sotme e deri më 18 prill.

Për publikun e vogël, në orën 11:00 në Teatrin e Operas, luhet vepra “La Traviata” e Giuseppe Verdit përshtatur për fëmijë.

 

Të fundit