Flash News

POLITIKOFF

Shkeli dy herë protokollin anti-Covid, Rita Ora largohet sërish nga vendi

Shkeli dy herë protokollin anti-Covid, Rita Ora largohet sërish nga

Për Rita Orën ka pasur shumë telashe së fundmi. Ajo organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj duke thyer kështu rregullat anti-Covid. Për këtë arsye, këngëtarja shqiptare u gjobit nga policia me 10 mijë paund dhe mori shumë kritika nga publiku. Gjë që e shtyu atë të kërkonte falje publike.

Shkeli dy herë protokollin anti-Covid, Rita Ora largohet sërish nga

Por ky nuk ishte gabimi i vetëm i këngëtares. Para ditëlindjes Rita kishte fluturuar drejt Egjiptit për një performancë të sajën dhe pasi ishte kthyer në Londër nuk kishte zbatuar rregullin e karantinimit për 14 ditë, por kishte organizuar festën e ditëlindjes.

Shkeli dy herë protokollin anti-Covid, Rita Ora largohet sërish nga

Për këtë arsye, ajo kërkoi sërish falje.

“Kohët e fundit kam fluturuar për në Egjipt për të performuar në një ngjarje korporate për një kompani private, ku stafi im i udhëtimit ndoqi protokollin dhe paraqiti teste negative për Covid me rastin e hyrjes, siç kërkohet nga autoritetet egjiptiane. Pas kthimit tim në Britani, duhet të kisha ndjekur këshillat qeveritare dhe të izolohesha për periudhën e kërkuar. Siç e dini, unë nuk i ndoqa këshillat e qeverisë dhe… Unë përsëri kërkoj falje, pa rezerva."

Shkeli dy herë protokollin anti-Covid, Rita Ora largohet sërish nga

Por pavarësisht kësaj, Rita ka vazhduar me planet e saj për udhëtimet. Burime për “The sun” kanë treguar se Rita është nisur drejt Bullgarisë, ku do të xhirojë sërish një klip të ri.

Të fundit