Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shkenca e shpirtrave binjakë: A ekziston dikush perfekt për ty?

Teksa jemi në prag të Shën Valentinit, ekziston tundimi për të besuar se diku ekziston “ai i vetmi”, një shpirt binjak, një përputhje perfekte, personi me të cilin ti je i destinuar të jesh. Përgjatë historisë, njerëzit kanë qenë gjithmonë të dhënë pas idesë se dashuria nuk është e rastësishme.
Në Greqinë e lashtë, Platoni imagjinonte se dikur ne ishim qenie me katër krahë, katër këmbë dhe dy fytyra, aq rrezatues sa Zeusi i ndau në dy pjesë, e që nga atëherë njëra gjysmë është në kërkim të gjysmës tjetër përqark botës, një mit ky që i jep shpirtit binjak një qasje tejet poetike dhe premtimin se diku, dikush do të na bëjë të ndihemi të plotë.
Në Mesjetë, trubadurët, poetët dhe muzikantët që këndonin për dashurinë, trimërinë dhe jetën fisnike, si dhe rrëfenjat, e interpretonin pasionin e zjarrtë si “dashuri oborrtare”, me një përkushtim të vendosur dhe shpesh të ndaluar, në të cilin një kalorës provonte vlerën e tij përmes vetëmohimit për një të dashur, që nuk mund ta deklaronte kurrë hapur.
Në Rilindje, shkrimtarë si Shekspiri folën për “të dashur të përçarë”, çifte që i bënte bashkë një pasion i fortë, por të ndarë nga familja, fati apo sikur vetë universi e kishte ndaluar lumturinë e tyre. E tashmë në kohët moderne, filmat dhe romanet na kanë pasqyruar histori dashurie si në përralla.
Në lidhje me këtë dilemë, shkenca ka versionin e saj përsa i përket shpirtrave binjakë dhe nëse secili do të mund ta gjejë të duhurin ndonjëherë. Viren Swami, profesor i Psikologjisë Sociale në Universitetin Anglia Ruskin (ARU), në Kembrixh, e ka gjurmuar kuptimin tonë bashkëkohor evropian të dashurisë romantike deri në Evropën mesjetare të kalorësve të tryezës së rrumbullakët që përshkuan të gjithë kontinentin.
“Këto histori fillimisht nxitën idenë se duhet të zgjedhësh një individ tjetër si shoqëruesin tënd dhe se ai shoqërues është për gjithë jetën. Përpara kësaj, në pjesën më të madhe të Evropës, mund të dashuroje sa njerëz të doje, dhe dashuria ishte fluide dhe shpesh nuk kishte të bënte me seksin”, thotë ai.
Ai pohon se më vonë, me ardhjen e industrializmit, individët filluan të bëhen të huaj.
“Ata fillojnë të kërkojnë një individ tjetër për t’i shpëtuar, për t’i shpëtuar nga mjerimi i jetës së tyre”, shprehet profesor Swami, duke mos lënë pa përmendur këtu aplikacionet e takimeve virtuale që i shndërrojnë historitë e dashurisë në algoritëm, në një përvojë pa ndjenjë, në “blerje marrëdhëniesh”.
Nga ana tjetër, Jason Carroll, profesor i studimeve të Martesës dhe Familjes në Universitetin Brigham Young të SHBA-së, me seli në Provo, Utah, është i ndjeshëm ndaj dëshirës për “të vetmin“.
“Ne jemi krijesa të bazuara në lidhje, ne e dëshirojmë atë lidhje”, thotë ai. Në leksionet e tij, ai u thotë studentëve se duhet të heqin dorë nga ideja e një shpirti binjak, pa hequr dorë nga dëshira e tyre për “të vetmin”.
“Një shpirt binjak thjesht gjendet. Por një i vetëm është diçka që dy njerëz e ndërtojnë së bashku gjatë viteve të tëra përshtatjeje, kërkim faljeje dhe herë pas here shtrëngimi dhëmbësh”, shprehet ndër të tjera Carroll.
Sipas tij, besimi i shpirtit binjak është një kurth: kur dashuria trajtohet si fat, njerëzit bëhen më pak të gatshëm të bëjnë punën e lodhshme që në fakt e mban gjallë dashurinë. Carroll gjithashtu thotë se kurthi i shpirtit binjak e bën shumë më të vështirë kur një marrëdhënie has në pengesën e saj të parë serioze.
Përsa i përket njerëzve që mendojnë se e kanë gjetur shpirtin e tyre binjak, Vicki Pavitt, një trajnere dashurie me qendër në Londër, shprehet se kjo “përrallë” sjell vite me manipulim emocional, paqëndrueshmëri dhe ankth të vazhdueshëm.
“Një person që është i paqëndrueshëm ose që luan paksa si i nxehtë dhe i ftohtë mund të të bëjë të ndihesh ‘mezi pres ta shoh përsëri’, por ajo që po ndodh në të vërtetë është se po të shkakton kaq shumë ankth dhe kjo të bën të duash më shumë”, pohon Pavitt.
Sipas Pavitt, kjo ndjesi që mund të konsiderohet fat, mund të jetë një tërheqje nga sistemi ynë nervor që njeh diçka që na ka lënduar më parë dhe përpiqet ta rregullojë atë, një lidhje traumatike siç terapistët e quajnë.
“Në gjuhën time, unë nuk flas kurrë për shpirtrat binjakë, unë personalisht nuk besoj se ka një person për të gjithë, por besoj se ne bëhemi ‘i vetmi’ për dikë”, shprehet Pavitt.
Në këtë kontekst, në pyetjen se si një çift mund të bashkëkrijojë “të vetmin” e tyre, Jacqui Gabb, profesoreshë e Sociologjisë dhe Intimitetit në Universitetin e Hapur, e vlerësoi këtë me anë të studimit të saj.
Pasi anketoi rreth 5 mijë njerëz dhe më pas ndoqi 50 çifte në detaje mjeko-ligjore, Gabb zbuloi se ajo që i bënte të vlerësuar nuk ishin propozimet për martesë në perëndim të diellit apo udhëtimet surprizë në Paris, por dhurata surprizë, gjeste të menduara mirë, një filxhan çaji në shtrat, mbledhja e luleve të egra apo një buzëqeshje private gjatë një feste.
Megjithatë, Gabb thekson se mes ëmbëlsisë janë të endura shqetësimet financiare, detyrimet familjare dhe një histori depresioni që çifti po mëson ta menaxhojë së bashku.
“Ndjenja e shpirtit binjak këtu nuk qëndron mbi jetën. Ajo krijohet, hap pas hapi, nga jeta, në mënyrën se si çifti i përballon këto presione”, pohon ajo.
Sipas Carroll, shkenca nuk e vjedh romancën, përkundrazi, është aty për ta ndihmuar atë të lulëzojë, në kohë të mira dhe të këqija.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38