Flash News

POLITIKOFF

Shkoi një orë me vonesë në Sanremo, Ibrahimoviç ndalon motoçiklistin: Për fat ishte tifoz i Milanit

Shkoi një orë me vonesë në Sanremo, Ibrahimoviç

Ibrahimoviç-it i ka ndodhur një situatë e jashtëzakonshme. Ai ka qenë mbrëmë i ftuari special në Sanremo por rrugës ka ndodhur një aksident, çka ka bërë që ai të ngelet 3 orë në trafik.

Ibrahimoviç, i ftuari kryesor i mbrëmjes së djeshme, ka arritur 1 orë me vonesë në festivalin më të rëndësishëm të muzikës në Itali. por gjithsesi kjo situatë ka ndryshuar komplet atmosferën e spektaklit.

Shkoi një orë me vonesë në Sanremo, Ibrahimoviç

Pjesa që do t'i dedikohej futbollistit ishte parashikuar rreth orës 21:30, por sulmuesi i Milan nuk po dukej asgjëkund. "Shpëtimtari" i mbrëmjes në fakt do të ishte një motoçiklist i rastësishëm. Suedezi i ka kërkuar  ta merrte me vete dhe ta dërgonte drejt e në Sanremo.

Shkoi një orë me vonesë në Sanremo, Ibrahimoviç

"Shoferi uli xhamin e dritares dhe më tha se Ibra kërkon ta çoj në Sanremo. I thashë që sigurisht që po pa asnjë lloj problemi. Kisha një helmet, ja dhashë dhe pastaj telefonova gruan për t'i dhënë lajmin. Isha duke çuar Ibra-n në Sanremo, por ajo s'më besoi."- u shpreh motoçiklisti i ftuar së fundmi në një program televiziv.

Shkoi një orë me vonesë në Sanremo, Ibrahimoviç

"Unë jam fans i Milanit. Ibra donte t'i jepte vetë, por nuk e lashë duke i thënë se do ta ngisja unë."

"Pati një aksident në autostradë. Ndalova një motoçiklist dhe e pyeta nëse mund të më sillte në Sanremo. Për fat të mirë, ishte një tifoz i Milanit. Bëra 60 km në motor, duart e mia janë akoma të ftohta."- u shpreh me shaka Zlatan dhe si provë iu tregoi të gjithëve një video nga peripecitë e rrugës.

Të fundit