Flash News

POLITIKOFF

Shorti i “Eurovision”, përcaktohet kur do të performojë Shqipëria

Shorti i “Eurovision”, përcaktohet kur do të

Shorti i gjysmëfinales së “Eurovision Song Contest 2022” u zhvillua në ‘Palazzo Madama e Casaforte degli Acaja’ (Madama Palace), në Torino, në një ceremoni ku u kalua Insignia e qytetit pritës nga mikpritësit e mëparshëm Roterdami tek italianët. 

Të organizuar nga Carolina Di Domenico dhe Mario Acampa, drejtpërdrejt nga Madama Palace, formacionet e gjysmëfinaleve u përcaktuan rastësisht duke tërhequr vendet nga 6 vazo (bazuar në modelet historike të votimit) për të përcaktuar se në cilën gjysmëfinale (dhe në cilën gjysmën e asaj shfaqjeje) do të konkurronin. 

Vendet e ‘5 të mëdha’ (Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar) nuk konkurrojnë në gjysmëfinale, por u vendos rastësisht se cilin nga të dy do të mund të votojë secili. 

Sipas ndarjes Shqipëria që prezantohet nga Ronela Hajati do të performojë e para në natën e parë të gjysmë finales. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

Të fundit