Flash News

POLITIKOFF

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel për Paqen

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel për Paqen

Fituesit e çmimit Nobel për Paqen këtë vit janë Ales Bialitski, Memorial dhe Qendra për Liritë Civile.

Fituesit e këtij viti janë: avokati i të drejtave të njeriut Ales Bialiatski nga Bjellorusia, Organizata ruse e të drejtave të njeriut Memorial dhe Organizata ukrainase për të drejtat e njeriut Qendra për Liritë Civile.

Komiteti Norvegjez i Nobelit tha se kishte zgjedhur tre laureatët sepse donte të nderonte kampionët e "të drejtave të njeriut, demokracisë dhe bashkëjetesës paqësore" në vendet fqinje Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë.

“Laureatët e Çmimit të Paqes përfaqësojnë shoqërinë civile në vendet e tyre të origjinës”, tha Berit Reiss-Andersen, kryetarja e Komitetit Norvegjez të Nobelit. “Ata kanë promovuar për shumë vite të drejtën për të kritikuar pushtetin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve”.

Të fundit