Flash News

POLITIKOFF

Shqipëria kualifikohet për në finalen e Eurovision 2023

Shqipëria kualifikohet për në finalen e Eurovision 2023

Shqipëria është kualifikuar sonte në finalen e Eurovision 2023.

Pas performancës plot emocion në gjysmëfinale, Albina dhe familja Kelmendi ia dolën që të çojnë vendin tonë në finalen e madhe ku do të performojnë në gjuhën shqipe këngën 'Duje'.

Këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi zgjodhën ngjyrat e kombit per t'u përfaqësuar në skenën e Eurovision 2023 që përveç mesazhit të këngës për një familje të bashkuar, treguan dhe dashurinë për vendin e tyre.

Albina dhe Familja Kelmendi ishin renditur të 14 në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2023, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.



 

 

Të fundit