Flash News

POLITIKOFF

Shqipëria shndrit në skenën e Eurovizion, renditet e 8-ta

Shqipëria shndrit në skenën e Eurovizion, renditet e 8-ta

Shqipëria ka mundur të renditet e 8-ta mbrëmë në Eurovizion, doli e teta në Eurovizion. 

Shqipëria me këngën “Zjerm” të Shkodrës Elektronike mori 218 pikë, ku votat në shumicë i mori nga publiku pasi pas votimit të jurisë ishte e 16-ta.

Nga këto, 173 pikë erdhën nga votat e publikut, ndërsa 45 pikë u siguruan nga juritë kombëtare të vendeve pjesëmarrëse.

“Zjerm” e kënduar nga duoja Shkodra Elektronike, e përbërë nga Beatriçe dhe Kola, u dallua si një krijim unik që bashkoi elementë të muzikës elektro-pop me motive tradicionale shqiptare.

Ndërkohë, Eurovision 2025 në Bazel u fitua nga Austria me këngëtarin me origjinë filipinase, JJ me këngën “Ëasted Love”. Austria arriti një total prej 436 pikësh, duke marrë 179 pikë nga televotimi i publikut dhe duke qenë një nga këngët më të vlerësuara edhe nga juritë profesioniste të vendeve pjesëmarrëse.

 

Të fundit