Flash News

POLITIKOFF

Shqipëria sonte në gjysmëfinalen e "Eurovizion", flet Albina pak para konkurrimit

Shqipëria sonte në gjysmëfinalen e "Eurovizion", flet

Ditën e sotme vendi ynë do të përfaqësohet nga familja Kelmendi në gjysmëfinalen e Eurovision 2023 me këngën “Duje”. Teksa pritshmëritë janë të larta, Albina shprehet gati për emocionet që pritet të na dhurojë, ndërkohë që thotë se është mirënjohëse për mikpritjen në Liverpool.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

“Sot kemi pasur provën gjenerale të cilën do ta nxjerrim për pak kohë. Vlerësimi i BBC është me të vërtet i mrekullueshëm. Kemi shpresa dhe shumë emocione. Koreografia dhe performanca është e thjeshtë dhe e përshtatshme me këngën për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm.

Në skenë do të jemi 6 anëtarë të familjes. Shqip do të flasë kënga dhe kemi kombinuar skenën dhe veshjen dhe nuk na ka mbetur asnjë element tjetër. Fal meje kanë filluar kurse të gjuhës shqipe nga kënga që do të këndohet shqip, madje edhe audienca e ka perceptuar shumë mirë. Shtetet e forta na shohin si konkurrent.

 Votoni këngën “Duje”, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim. Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë. Jemi të gjithë të emocionuar secili në mënyrën e tij por gjithsesi emocione pozitive. Shpresojmë të bëjmë krenar të gjithë shqiptarët,"- tha Albina.

Shqipëria sonte në gjysmëfinalen e "Eurovizion", flet Albina pak para konkurrimit

Aktualisht Albina ka hyrë live në profilin e saj në Instagram, ku fton të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë kufijve shqiptarë, të votojnë për performancën e saj në gjysmëfinalen e "Eurovizion".Shqipëria sonte në gjysmëfinalen e "Eurovizion", flet

Të fundit