Flash News

POLITIKOFF

“Shqipërisë nuk i kanë hije dajret çetnike”, tenori i famshëm thirrje Ramës: Tregohu burrë një herë në jetë!

“Shqipërisë nuk i kanë hije dajret çetnike”,

Tenori i famshëm, Ramë Lahaj i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama për ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregovic, i cili do të performojë në skenën e “Festës së Birrës” në Korçë.

Në letrën drejtuar kryeministrit Rama, Lahaj kërkon të anulohet pjesëmarrja e Bregovic në Shqipëri, duke dalë i gatshëm të këndojë ai dhe kolegët me këngët e bukura shqipe, pas asnjë lloj detyrimi. Lahaj shprehet se prezenca e këngëtarit serb veçse shton dhimbjen dhe “i shton kripë plagëve”.

Ai thekson se nuk ka rëndësi kush erdhi i pari për të ndihmuar Shqipërinë kur u godit nga tërmeti i 26 Nëntorit, pasi Shqipëria është bërë shtrati dhe sofra e shqiptarëve të Kosovës kur serbët me këngët e Goranit “na i kanë përmbysur e djegur shtëpitë e baballarëve”.

Postimi i plotë:

Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin!

Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe.  Po jo me atë që neve na i  prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret!

Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër!

 Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve.

 

 

Të fundit