Flash News

POLITIKOFF

Shtatzënia dhe frikërat pas lindjes, Rihana: Erdhi pa planifikim

Shtatzënia dhe frikërat pas lindjes, Rihana: Erdhi pa planifikim

Rihanna ka pozuar së fundmi për "Vogue" dhe ka dhënë intervistën e saj të parë gjatë shtatzënisë ku ka folur edhe për këtë eksperiencë. Këngëtarja nga Barbados ka thënë se shtatzënia me A$AP Rocky ishte komplet e paplanifikuar.

34-vjeçarja tregoi me "detaje" sesa e frikësuar është vetëm sepse dëgjon histori nga gra të tjera që kanë patur probleme me depresionin pa lindjes, duke shtuar se frika më e madhe është "të dalë jashtë kontrollit emocional" pas lindjes së bebit. 

Shtatzënia dhe frikërat pas lindjes, Rihana: Erdhi pa planifikim

"Do të thoja se nuk e kam planifikuar këtë shtatzëni, por sigurisht as nuk kam planifikuar asgjë kundër saj. Unë s'ja kam idenë fare se kur ovuloj apo të bëj llogari të këtij lloji. Thjesht bëmë pak qejf. Pastaj bëra testin, nuk shpenzova më kohë. E thirra brenda dhe ja tregova. Më vonë e gjetëm veten tek zyra e doktorit dhe filloi rrugëtimi."

Shtatzënia dhe frikërat pas lindjes, Rihana: Erdhi pa planifikim

Ndërkohë që fliste për frikërat e saj, Rihanna shtoi se masat kundër Covid do t'i prishnin planet e saj për të pasur prezent gjithë miqtë dhe familjarët, por patjetër tha se do të "mbante një festë në autobus" të parkuar jashtë. 

Shtatzënia dhe frikërat pas lindjes, Rihana: Erdhi pa planifikim

Riri shtoi se gjëja më e rëndësishme që duhet të bëj tani është të mbajë balancat e jetës.

"Ekuilibri është sfida ime më e madhe, kështu ka qenë gjithmonë. Tani që në lojë futet dhe një qënie tjetër, gjërat ndryshojnë sërish. Gjithsesi, nëna ime rriti tre fëmijë dhe s'kishte fare mundësitë që kam unë, kështu që patjetër do ja dalë. Si do t'ja bëj s'jam akoma e sigurtë."

Shtatzënia dhe frikërat pas lindjes, Rihana: Erdhi pa planifikimShtatzënia dhe frikërat pas lindjes, Rihana: Erdhi pa planifikimShtatzënia dhe frikërat pas lindjes, Rihana: Erdhi pa planifikimShtatzënia dhe frikërat pas lindjes, Rihana: Erdhi pa planifikim

Të fundit