Flash News

POLITIKOFF

Është bërë xheloze për masazhin ndaj vajzave të BBV, flet e dashura e Kledit

Është bërë xheloze për masazhin ndaj vajzave të

E dashura e Kledit, Haula - një vajzë gjermane - ka qenë e ftuar në "Shqipëria Live" përmes një lidhjeje në skype.

Ajo foli për marrëdhënien me Kledin, e se si e sheh ajo të dashurin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

"Big Brother është diçka e re, është një eksperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur."

Ajo u pyet se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat dhe nëse është bërë xheloze.

"Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kled,"- tha ajo.

Të fundit