Flash News

POLITIKOFF

"Është e trishtuar", këngëtari i njohur flet për gjendjen e Shakirës pas ndarjes nga Pique

"Është e trishtuar",  këngëtari i njohur flet

Kantautori kolumbian, Carlos Vives konfirmoi se Shakira po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes së saj të fundit nga qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique. Vives, i cili publikoi këngën “La Bicicleta” në bashkëpunim me bashkatdhetaren e tij në vitin 2016, pranoi se Shakira kohët e fundit po kalon një periudhë të vështirë.

"Është e trishtuar",  këngëtari i njohur flet

Ajo është e trishtuar”, tha Vives në një gala që festonte 30 vjetorin e radiostacionit muzikor ‘Cadena 100’.

Ajo po kalon një kohë shumë të vështirë”, u shpreh tutje artisti, shkruan Marca.

Vives kishte vetëm fjalë të mira për të thënë për Piquen dhe shmangu diskutimin e thashethemeve të tradhtisë që rrethonin lojtarin, duke uruar më të mirën për të dyja palët.

"Është e trishtuar",  këngëtari i njohur flet

Pique u pa në Londër përpara Wimbledonit, me raporte që thuhej se ai theu telefonin e një fotografi të shtypit pasi ky i fundit u përpoq të merrte imazhe të yllit të Barcelonës. Ndërkohë, disa grafitë u pikturuan jashtë shtëpisë së familjes së Shakirës në Barcelonë. Mesazhet përfshinin fraza të tilla si “Të dua grua e bukur”, “Po vij për ty, dashuria ime” dhe “Unë jam gati të martohem me ty tani dhe të të mbështes”.

Ish-çifti u ndan që u ndan në fillim të këtij muaji janë prindër të dy fëmijëve.

Të fundit