Flash News

POLITIKOFF

Është mbajtur e fshehtë, Fifi pranon: Më ka rënë të fikët brenda shtëpisë

Është mbajtur e fshehtë, Fifi pranon: Më ka rënë

Loja "e zënkës" mes Monikës dhe Fifit ka marrë fund, dy banoret e shtëpisë së Big Brother Vip i kanë treguar më në fund pjesës tjetër të shtëpisë se ka qenë lojë. Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga shumica e banorëve, por disa prej tyre janë përpjekur t`i kuptojnë.

Fifi duke biseduar me Beniadën ka treguar se edhe ajo ka probleme me ankthin dhe depresionin por ka nënkuptuar që këtë nuk e ka 'përdorur' si justifikim për lojë.

"Kam probleme me ankthin, kam probleme me depesionin. Por ky është problemi im. Unë di ta kthej si të dua këtu,"- tha Fifi.

Ndërkohë, Fifi ka treguar se nuk është normale që Donaldi dhe Semi e konsiderojnë apo akuzojnë si psikopate dhe prandaj ka reaguar në atë mënyrë me Semin:

"Më tha që mundem të dal edhe të vra dikë. Më bënë psikopate. Më prekën ku nuk duhet me u prek. Nuk jam psikopate, as nuk kam ardhur këtu të rrahë askënd. As nuk kam qenë asnjëherë në spital psikiatrik."

Ndërkohë, Fifi, tregon edhe se i ka rënë të fikët në shtëpinë e Big Brother por as këtë nuk e ka përdorur për lojë.

"Më ka rënë të fikët, prej hipokrizive këtu".

Të fundit