Flash News

POLITIKOFF

“Është një moment krize", Chiara Ferragni flet për ndarjen e supozuar me Fedez

“Është një moment krize",  Chiara Ferragni flet

Chiara Ferragni tha se po kalon kohë të vështirë mes vështirësive ligjore të lidhura me miratimet e supozuara false të produkteve të bamirësisë dhe një krizë martesore me reperin italian Fedez.

"Këto dy muaj e gjysmë kanë qenë një periudhë e vështirë, por çështjet e mia janë të vogla në krahasim me tragjeditë e botës," i tha ajo Fabio Fazios në emisionin e tij të njohur ‘Che Tempo Che Fa’.

“Unë e kam gjetur veten në qendër të një vale urrejtjeje dhe askush nuk është kurrë i përgatitur për sulme të caktuara”, shtoi ajo.

Për ndarjen e saj të përfolur me Fedez, ajo tha: Federico dhe unë flasim bashkë, ne jemi dy të rritur që kujdesemi për njëri-tjetrin.

Muajin e kaluar u zbulua se reperi 34-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Federico Leonardo Lucia, ishte shpërngulur nga apartamenti i tyre i ri, ku ata jetojnë me dy fëmijët e tyre, Leone 6 vjeç dhe Vittoria tre vjeç.

“Është një moment krize, ne kemi pasur kriza të tjera në të kaluarën, kjo është një krizë pak më e madhe”, tha Ferragni për Fazio.

 

Të fundit