Flash News

POLITIKOFF

Është paragjykuar si "maloke", Fjoralba Ponari: Mësuesja e kimisë na trajtonte me një përbuzje ç’njerëzore

Është paragjykuar si "maloke", Fjoralba Ponari:

Fjoralba Ponari ka treguar përmes një postimi në Instagram në Instastory se është paragjykuar prej prejardhjes së saj si veriore.

“A të kanë paragjykuar për faktin që je veriore, se vajzën time e ngacmojnë shumë në shkollë?” -është një nga pyetjet që i bëjnë Fjoralbës, dhe moderatorja tha se është paragjykuar si "maloke" dhe veriorët trajtoheshin nga zysha e kimisë me përbuzje çnjrëzore.

“Kam kujtime jo të mira, sidomos nga 9-vjeçarja dhe në mënyrë të veçantë nga mësuesja e kimisë, e cila, fëmijët veriorë (ku bëja pjesë dhe unë) i ofendonte e i trajtonte me një përbuzje ç’njerëzore. Madje mbaj mend, kur mamaja ime erdhi që të ballafaqohej me të për qëndrimin që kishte ndaj meje…përgjigjen e saj (pasi kuptoi që ime më nuk ishte veriore) e kam të skalitur në kujtesë që shprehimisht i tha: “Po ti duhej të më thoje, që është gjysmë MALOKE (jo malësore) vajza se dhe e zgjidhnim ndryshe!” Megjithatë injoranca dhe përbuzja, jo e saj, por e askujt, nuk më ka penguar kurrë që të luftoj drejt së ardhmes time dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe vajza jote,”- shkruan Fjoralba.

Është paragjykuar si "maloke", Fjoralba Ponari:

Të fundit