Flash News

POLITIKOFF

Shtëpia e Bardhë reagon për vdekjen e këngëtares Tina Turner: Lajm tepër i trishtuar

Shtëpia e Bardhë reagon për vdekjen e këngëtares Tina
Bota e artit është në zi, pasi ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare këngëtarja me famë botërore, Tina Turner, e njohur edhe si mbretëresha e “Rock’n Roll”.

Sipas mediave të huaja, mesazhe ngushëlluese për vdekjen e saj po vijnë nga mbarë bota dhe jo vetëm nga bota e artit dhe muzikës, por edhe nga bota e politikës.

Për vdekjen e saj ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate.

Zëdhënësja Karine Jean-Pierre e përshkroi vdekjen e këngëtares si “lajm tepër të trishtuar”.

Ajo tha se vdekja e Turner ishte një humbje e madhe për komunitetin që e donte atë dhe për industrinë e muzikës.

 

Të fundit