Flash News

POLITIKOFF

"Shtrigë, menopauzë", mësohen pseudonimet fyese që partnerja e Piqué dhe miqtë e saj kanë për Shakira-n

"Shtrigë, menopauzë", mësohen pseudonimet fyese që

Që nga zbulimi i identitetit të Clara Chia-s, gruaja për të cilën Gerard Pique u nda nga Shakira, emri i saj është bërë kryefjalë në mediat e huaja dhe jo vetëm. Thuhet se partnerja e Pique-s në rrethet e saj të ngushta i referohet këngëtares në mënyrë shumë ofenduese.

Pasi u bë e ditur se Shakira i kishte vënë nofkën “miza e vdekur”, partnerja e re e Pique dhe miqtë e saj filluan t’i referoheshin këngëtares kolumbiane në një mënyrë shumë lënduese.

Ajo dhe shoqet e saj e quajnë këngëtaren "shtrigë, menopauzë". Thuhet gjithashtu se 23-vjeçarja nuk po kalon një kohë të mirë me gjithë vëmendjen mediatike që ka marrë nga lidhja e saj me Pique-n. Tashmë 23-vjeçarja po merr ndihmë edhe nga një psikolog.

Të fundit