Flash News

POLITIKOFF

Shtyhet roli i Stoltenberg si shef i NATO-s: I nderuar nga vendimi i Aleancës

Shtyhet roli i Stoltenberg si shef i NATO-s: I nderuar nga vendimi i

Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të zgjasin mandatin e Jens Stoltenberg si sekretar i përgjithshëm për një vit shtesë, pasi aleanca ushtarake perëndimore vazhdon t'i përgjigjet pushtimit rus të Ukrainës.

Duke konfirmuar vendimin në një postim në Twitter, Stoltenberg tha se Perëndimi përballet me "krizën më të madhe të sigurisë", duke shtuar: "Ne qëndrojmë të bashkuar për të mbajtur aleancën tonë të fortë dhe njerëzit tanë të sigurt".

Më herët sot u diskutua që një nga vendimet që do merrej në takimin e NATO-s, ishte dhe zgjatja e mandatit të Stoltenberg-ut.  Stoltenberg ka mbajtur këtë pozicion që nga tetori i vitit 2014.

"I nderuar nga vendimi i krerëve të shteteve dhe #NATO-s për të zgjatur mandatin tim si Sekretar i Përgjithshëm deri më 30 shtator 2023. Ndërsa përballemi me krizën më të madhe të sigurisë, ne qëndrojmë të bashkuar për ta mbajtur Aleancën tonë të fortë dhe popullin tonë të sigurt,"- shkruan në Tëitter Stoltenberg.

Të fundit