Flash News

POLITIKOFF

Shuhet David Lynch, gjeniu i kinemasë surrealiste

Shuhet David Lynch, gjeniu i kinemasë surrealiste

Bota e artit ka humbur një nga figurat më të shquara të saj. Regjisori dhe shkrimtari i njohur David Lynch, i njohur për veprat ikonike si Mulholland Drive dhe serialin televiziv Twin Peaks, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e tij përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shkruhet: “Ka një zbrazëti të madhe në botë tani që ai nuk është më me ne.”

David Lynch ishte një nga krijuesit më unikë të kinemasë botërore, i cili sfidoi narrativat tradicionale dhe solli një estetikë surrealiste e misterioze në ekran. Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai frymëzoi breza të tërë artistësh dhe cineastësh me veprat e tij që eksploruan thellësitë e ndërgjegjes njerëzore dhe anën e errët të jetës së përditshme.

Trashëgimia e tij mbetet e pavdekshme përmes filmave të tij dhe ndikimit të madh që ka pasur në industrinë e kinemasë dhe televizionit. 

Të fundit