Flash News

POLITIKOFF

Shumë kohë pa projekte muzikore, po rikthehet më në fund Era Istrefi

Shumë kohë pa projekte muzikore, po rikthehet më në fund Era

Këngëtarja Era Istrefi ka bërë një pauzë të gjatë me projektet muzikore dhe fansave u ka munguar shumë, por mesa duket këngëtarja do të kthehet shumë shpejt.

Era ka postuar një foto bardh e zi në Instastory nga studio muzikore, duke treguar kështu se po punon për një këngë të re. Këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment, por ka vendosur emoji në formë zemre duke lënë të kuptohet se është e lumtur për rikthimin.

Shumë kohë pa projekte muzikore, po rikthehet më në fund Era

Kujtojmë se në një intervistë me Vjosa Osmanin, pak para zgjedhjeve në Kosovë, Era tregoi se për shkak të disa çështjeve ligjore nuk ka sjellë ende asnjë projekt pasi po pret që të shkëputet nga studio që e menaxhon, në mënyrë që të jetë e lirë të bëjë muzikën që dëshiron.

Era ka disa projekte muzikore që do t`i publikojë sapo të arrijë lirinë që po kërkon.

Të fundit