Flash News

POLITIKOFF

"Si dy luanë në kafaz jemi njohur", Sabiani publikon këngën dedikuar Ilir Shaqirit

"Si dy luanë në kafaz jemi njohur", Sabiani publikon

Kënga e re e Sabianit dedikim për fëmijët e tij, Ilirin dhe Emily-n!

Sabiani ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me Helios, që mban titullin "Për ju". Kjo këngë në fakt është një dedikim për familjen e tij, dy fëmijët dhe për familjën e re, Ilirin dhe vajzën e Ilirit.

Kur Sabiani publikoi këngën "tradhtare", fjalia "e ka bërë për mua" e Ilirit, u bë një nga memet më të klikuara dhe virale gjithandej. Nga mungesa e madhe e Sabianit, Iliri mendoi se kjo këngë ishte dedikim për Ilirin, pasi para se të dilte nga shtëpia, Sabiani po shkruante një këngë dhe Iliri i thoshte që të bënte balada sepse i shkonin shumë.

Kësaj radhe, kënga është për Ilirin dhe familjen e të dyve. Në mes të këngës, Helios repon në italisht dhe është një dedikim për Ilirin, ku Sabiani i jep forcë mikut të tij më të mirë dhe i thotë që të ecë vetëm drejt.

Ndërkohë, në pjesën e dytë të këngës, Sabiani ka përfshirë foto të Ilirit me vajzën Emily dhe fansat mezi po presin të shohin reagimin e Ilirit kur të dëgjojë këngën.

Kujtojmë se fraza "ti je 100 mijë euroshi im", është një nga deklaratat më të forta dhe të bujshme dhe në rrjetet sociale e Sabianit për Ilirin, që tregon dhe miqësinë e ngushtë që kanë krijuar dy artistët brenda në shtëpinë e BBV.

Pjesa e dedikimit për Ilirin:
Si dy luanë në kafaz ne jemi njohur.
Në momente inati ti më qetësoje kur të tjerët me dukeshin si të panjohur
Je vlla për mua
Vlen më shumë se këto lekët
Kam respekt për ty
Je një njeri i vërtetë pa mashtrime
Midis këtyre fytyrave fallco
Jo, nuk gjendet e jotja
Sepse e di që më dëgjon
Edhe kundër interesit tënd, po, jemi një dyshe
Dhe ndërkohë që të tjerët mendojnë për përfitimin
Ti qëndro i vërtetë mos u ndje i dëshpëruar
Mbaj mend, dhe nëse do të kesh një tjetër konflikt
E gjitha kjo është vetëm një lojë, injoro dhe vazhdo drejt

Të fundit