Flash News

POLITIKOFF

Si e priti babai i Rihannës lajmin që do bëhej gjysh

Si e priti babai i Rihannës lajmin që do bëhej gjysh

Babai i Rihanna-s, Ronald Fenty, duket se ‘po fluturon në qiell”që nga momenti kur mësoi se di të bëhej gjysh.

Fenty, 68 vjeç pranoi se ishte tejet i lumtur pasi këngëtarja 33-vjeçare, vajza e tij, i rrëfeu se do të bëhej nënë për herë të parë.

“Jam shumë i lumtur u hodha nga gëzimi. Jam ende shumë i emocionuar”, vazhdoi Fenty në një intervistë me “Page Six”.

Babai i famshëm, i cili foli përmes telefonit nga shtëpia e tij në Barbados, tha se i dashuri i vajzës së tij është ‘një djalë shumë i lezetshëm’ pasi të dy patën një shans për t’u takuar kur vajza e tij solli reperin në shtëpi në dhjetor të vitit 2020.

Si e priti babai i Rihannës lajmin që do bëhej gjysh

Të fundit