Flash News

POLITIKOFF

Si është e vërteta se Amber Heard mund të humbasë rolin në 'Aquaman' pas gjyqit me Johnny Depp

Si është e vërteta se Amber Heard mund të humbasë rolin

Aktorja e njohur Amber Heard ka konfirmuar se do vijë sërish në rolin e saj si Mera në Aquaman. Kishte zëra për anulimin e rolit të saj që gjatë gjyqit me ish-bashkëshortin Johnny Depp. Warner Bros prezantoi së fundmi trailerin e parë për Aquaman and the Lost Kingdom, i planifikuar për publikim më 20 dhjetor.

Traileri - i cili nuk u publikua në internet pas prezantimit - shfaqi Heard në dy fragmente të shkurtra të trailerit. Ajo u pa në rolin e Mera, duke bërë betejë nën ujë, megjithëse nuk ka dialog në trailer, dhe në një fragment tjetër e veshur me një kostum të bardhë.

Si është e vërteta se Amber Heard mund të humbasë rolin

Megjithatë, është e paqartë se sa kohë do të ketë ajo në ekran në vazhdim, pasi ajo deklaroi gjatë gjyqit të saj për shpifje me Johnny Depp se një pjesë e madhe e rolit të saj ishte reduktuar.

“Kam luftuar shumë për të qëndruar në film – ata nuk donin të më përfshinin në film. Më dhanë një skenar. Dhe më pas dhanë versione të reja të skenarit që kishin hequr skena që kishin aksion në të”, tha ajo.

Të fundit