Flash News

POLITIKOFF

Si është marrëdhënia e Rita Orës me vajzat e bashkëshortit të saj

Si është marrëdhënia e Rita Orës me vajzat e

Rita Ora shpesh herë është prononcuar mbi me lidhjen e saj të veçantë me Taika Waititin, me të cilin është martuar prej disa muajsh. Mirëpo, në një intervistë së fundmi për “Glamour”, këngëtarja ka folur edhe për marrëdhënien që ajo ka me vajzat e Waititit. Ky i fundit ka dy vajza të moshës 11 dhe 7-vjeçe nga lidhja e tij e kaluar me Chelsea Winstanley. Rita donte me patjetër që dy vajzat e regjisorit të ishin të pranishme në ceremoninë e dasmës së saj.

“Fëmijët e tij ishin aty dhe unë me të vërtetë doja që ato të ishin pjesë e saj. Ose do të ndodhte atëherë ose duhej të prisnim me vite të tëra. Nuk doja ta bëja martesën pa fëmijët e tij. Kështu ishte perfekte. Ishte një ëndërr.”

Rita theksoi se edhe propozimi për martesë ishte gjithashtu shumë privat.

“Nuk kishte asnjë propozim në gjunjë. Ai më tha ‘Unë dua të martohem me ty. Le të martohemi’. Disa femra pëlqejnë të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë dhe të veçantë atë ditë. Të gjithë janë të ndryshëm. Doja ta mbaja private sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë.”

Të fundit