Flash News

POLITIKOFF

Si gjithmonë pas çdo tradhtie që bën, Tristan Thompson shpreh dashurinë Khloe Kardashian

Si gjithmonë pas çdo tradhtie që bën, Tristan Thompson

Tristan Thompson tashmë e ka bërë rrugë, sa herë që tradhton ish-partneren e tij, Khloe Kardashian, i shpreh dashurinë në publik.

Khloe ka festuar ditëlindjen e saj të 37-të dhe lojtari i NBA-së, nuk e ka humbur momentin për ta uruar publikisht.

“Gëzuar ditëlindjen, faleminderit që ishe jo vetëm një partner mahnitës, mami dhe shoqja më e mirë, por gjithashtu qenia njerëzore më e mirë, e kujdesshme dhe më e dashur që kam takuar ndonjëherë. Dashuria dhe shpirti yt janë ngjitëse për të gjithë ata që ju kanë takuar. Faleminderit që jeni gjithmonë aty për mua, dhe që e vendos familjen tonë në radhë të parë. Të dua shume. Kalo një ditë të mahnitshme,” u shpreh Thoompson në Instagram.

Lidhja e tyre shumëvjeçare përfundoi, pas skandalit të radhës të Tristan teksa e tradhtoi sërish mamanë e vajzës së tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tristan Thompson (@realtristan13)

Të fundit