Flash News

POLITIKOFF

Si mund të dizenjoni vetë pajisjet që keni në shtëpi

Si mund të dizenjoni vetë pajisjet që keni në shtëpi

Tani është e mundur që përdoruesit në Samsung Design Studio, një platformë në internet për dizajnimin e një frigoriferi unik sipas preferencave tuaja, të dizenjoni dhe ju pajisjet që keni në shtëpi. Në këtë rast frigoriferët. Frigoriferët Bespoke, me dizajnin e tyre inovativ, kanë fituar medaljen e artë në International Forum (iF) Design Award 2020 dhe çmimin Best-in-Show në International Design Excellence Awards (IDEA) 2020.

Si mund të dizenjoni vetë pajisjet që keni në shtëpi

Një sondazh nga SE zbuloi se 39% e konsumatorëve evropianë e shohin shtëpinë e tyre si një vend për të shprehur stilin dhe personalitetin, ndërsa 22% e përdoruesve besojnë se pamja e një pajisjeje ose mobilje është thelbësore kur blejnë - shumë më e rëndësishme tani sesa para pandemisë. Prandaj, prezantimi global i frigoriferit 'Bespoke' ka nisur një kapitull krejtësisht të ri për pajisjet inteligjente shtëpiake. Dizajni inovativ i frigoriferit Bespoke ka mundësuar personalizimin e ngjyrave, materialeve dhe moduleve për një përshtatje të përsosur me çdo stil jetese dhe falë teknologjive të avancuara të ruajtjes së ushqimit, ai është bërë një asistent praktik në kuzhinën e të gjithëve.

Si mund të dizenjoni vetë pajisjet që keni në shtëpi

"Ka ikur koha kur pajisjet shtëpiake projektoheshin në  të njëjtin standard dhe prova e vërtetë e kësaj janë frigoriferët Bespoke që ofrojnë një dizajn të personalizuar dhe plotësojnë nevojat individuale të përdoruesve. Ndërsa zakonet e përdoruesve ndryshojnë nga dita në ditë, frigoriferët Bespoke janë këtu për të plotësuar çdo kërkesë, ku përveç kursimit të kohës dhe teknologjive të tyre për ruajtjen e produkteve ushqimore, mundësojnë transformimin e vërtetë të interierit për t'u përshtatur shijes së të gjithëve”, tha Harry Choi, Shefi i Dizajnit për Pajisje Digjitale në Samsung Electronics.

Si mund të dizenjoni vetë pajisjet që keni në shtëpi

Të fundit