Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si nisi historia e dashurisë mes Kledi Hysës dhe Evi Reçit, marrëdhënia e çiftit mes Austrisë, Italisë dhe Shqipërisë

Kledi Hysa doli i lidhur nga shtëpia e “Big Brother”. Më mirë të themi doli me dëshirën për të qenë single, pasi historia e tij 5-vjeçare kishte nisur të pësonte krisje. Duket se tashmë si i famshëm dhe beqar, Kledi po e shijonte jetën mes eventeve të shumta ku ishte në qendër të vëmendjes. Por duket se ‘liria’ nuk zgjati shumë, pasi një bukuroshe ia rrëmbeu vëmendjen.

Dhe bëhej fjalë për një ndër personazhet më të pëlqyera të showbizzit. Evi Reçi është ndër personazhet që edhe pse ndër vitesh pjesë e kësaj industrie, gjithmonë jetën private e ka pasur hermetike. Kjo deri kur në rrjet nisën të qarkullonin foto të dy personazheve nga vende të njëjta. Kaq mjaftoi që të vulosej se mes tyre kishte nisur një histori dashurie.

E kur asnjëri prej protagonistëve nuk ka folur lidhur me këto raportime, Evi ka udhëtuar së fundmi drejt Austrisë. Një udhëtim që nuk na kishte bërë përshtypje po të mos ishte për faktin se Kledi jeton aty. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një foto ku shihet në natyrë teksa nuk ka ngurruar të vendosë vendndodhjen: Austri.

Ndërkohë, Kledi ka postuar një foto nga shtëpia e tij ku fokuson disa fruta e po ashtu ka vendosur vendndodhjen “Dornbirn” që ndodhet në Austri. Ata nuk janë shfaqur bashkë por me siguri nuk është një rastësi udhëtimi i Evit drejt shtetit austriak.

Pak kohë më parë ata ndodheshin në Firence në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë e më parë në Vlorë. Duket se është kjo mënyra e heshtur që ata të dy kanë zgjedhur për të luajtur me mediat, duke mos pranuar hapur këtë raport të lindur pak kohë më parë. Kledi dhe Evi janë njohur nga miq të përbashkët dhe duket se pas takimeve me miqësinë, ato veç u shndërruan në intensive.

Pak kohë pas njohjes nisi edhe lidhja e tyre, që për publikun nisi të zbulohej nga rrjetet sociale, por nga miqtë e afërt të tyre, dihej që në ditët e para. Duket se loja në rrjetet sociale ka vijuar edhe me komente. Evi ka qenë e ftuar në “Netët e klipit shqiptar” ku ka rrëmbyer edhe një çmim, atë të “Klipit më të mirë qytetar”. Dhe çmimin ia dorëzoi pikërisht Kledi. Modeli jo vetëm që ka qenë në Ulqin me të, por është ngjitur edhe në skenë për t’i dhënë kupën. Ai po ashtu e ka mbështetur të dashurën e përfolur edhe në rrjetet sociale ku ka publikuar video të sajat.
Evi postoi një foto të sajën ku i ka falënderuar të gjithë dhe veçanërisht modelin, i cili i dorëzoi çmimin. “Çmimi për muzikën qytetare! Shumë faleminderit për vlerësimin nga Festivali @neteteklipitshqiptar! Thanks @kledihysa që më dorëzove trofeun!”, shkroi këngëtarja krahas fotos ndërsa Kledi e ka përgëzuar dhe komplimentuar Evin për paraqitjen e saj teksa u shpreh se ajo meritonte më shumë se aq.
“Mbrëmë shkëlqeve në skenë edhe çmimin e meritoje, madje dhe më shumë #dontgiveup”, komentoi modeli në foton e ‘partneres’.

Pas zërave për një lidhje mes tyre, ata u shfaqën për herë të parë në publik, teksa ishin të ftuar në “Netët e klipit shqiptar”. Por, në nisje të eventit, Kledi erdhi i shoqëruar me këngëtaren Sheila Haxhiraj, me të cilën zhvilloi edhe një mini-intervistë për “RTSH”. Edhe vetë moderatorja ka folur për raportin e saj, duke i bërë të gjithë edhe më konfuz.
Teksa u pyet nëse është në një lidhje me Kledin, këngëtarja nuk ka nguruar aspak për të dhënë përgjigjen e saj duke lënë të nënkuptohet se mbase mes tyre ka me të vërtetë diçka. “Më pëlqyen se thoshin është rastësia, por është e vërtetë. Epo rastësia është mbreti i botës. Kaq kam për të thënë.”– tha Reçi.

Një reagimi ka ardhur edhe nga Kledi Hysa, i cili vendosi t’i përgjigj pyetjes së një ndjekësi në “Instagram”. “Je vetëm apo i lidhur?”, ishte pyetja e ndjekësit. Ndërsa ish-banori i BBV ka vendosur të përgjigjet përmes një videoje ku shfaqet i ulur në një karrige. Gjatë videos, modeli kthehet duke parë në të majtën dhe të djathtën e tij, ndërsa thotë thjesht “atëherë…”. Me këtë veprim ai nënkupton se është vetëm (të paktën në momentin kur ka xhiruar videon.)
Fillimisht, pas daljes nga BBV, u dyshua se ai dhe këngëtarja Sheila Haxhiraj, gjithashtu ish-banore e reality-showt, mund të kishin një raport romantik. Por dyshimet u hodhën poshtë nga dyshja, dhe pas publikimit të këngës së re të Sheilës u konfirmua se ata ishin parë të afërt pasi po xhironin së bashku klipin. Në nisje të eventit “Netët e Klipit Shqiptar”, Kledi erdhi i shoqëruar me këngëtaren Sheila Haxhiraj me të cilën zhvilloi edhe një mini-intervistë për “RTSH” Sheila u pyet nëse Kledi ishte i dashuri i saj apo i Evi Reçit.

“Vetëm për sot jemi ne të dashur…”, shprehet Sheila duke qeshur dhe duke rikonfirmuar se mes tyre ka vetëm miqësi. Ndërsa përgjigjja e saj “vetëm për sot” shihet si një tjetër konfirmim i raportit të Kledit me Evi Reçin.
Pas daljes nga “Big Brother”, Kledi bëri publik faktin se ishte ndarë nga partnerja e tij Khaoula. Çifti i dha fund marrëdhënies 6-vjeçare, pas ftohjes që kishin pësuar kohët e fundit. Modeli tregoi se u ftohën gjërat nga ana e tij dhe pasi e konsultoi me ish partneren vendosën të ndaheshin. Ai u shpreh se ndoshta nuk ishte momenti i duhur për t’u ndarë, por “kështu e ndjeu”.

“U ftohën gjërat nga ana ime dhe kur isha në Austri i thashë që kjo lidhje nuk ka drejtim, kështu të dy bashkë i dhamë fund. Ishte pak e dhimbshme sepse janë 6 vite, por ka 2 vite që nuk kisha mundësi të bëja hapin që duhej, të krijoja një familje dhe të shkoja drejt martesës.
Dhe nëse nuk e doja këtë me një person që kisha 6 vite, atëherë kur do ndodhte. Është ndarja e dytë, sepse kam pasur dy lidhje të gjata. E kam të vështirë dhe nuk ndodhi diçka konkrete, momenti nuk ishte i duhuri, por kështu e ndjeva dhe kështu vendosa”, u shpreh ai.

Por thashethemet rreth tij nisën me Sheilën, pas daljes nga “Big Brother”. Dy ish-banorët, Kledi Hysa dhe Sheila Haxhiraj, janë përfolur në rrjet për një romancë mes tyre, pas publikimit të disa fotove të dyshes ku dukeshin të afërt nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Por pas këtyre përqafimeve dhe takimeve të shpeshta, fshihej një projekt i ri muzikor i këngëtares, e cila u shfaq në videoklip me modelin, duke ngritur dyshime mbi raportin e tyre.

Gjatë një interviste, ish-futbollisti foli për raportin me këngëtaren, duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit. I ftuar në “Prive”, Kledi Hysa u pyet nëse raporti i tij me këngëtaren është miqësi apo dashuri dhe përgjigjja e tij la vend për të aluduar. Ai e cilësoi marrëdhënien e tyre si “miqësi e përzier”. Ndërsa kur u pyet nëse është beqar apo në një lidhje, Kledi Hysa u përgjigj thjesht “no comment”.

Por duket se tashmë kjo deklaratë është sqaruar, teksa Kledi vijon një miqësi të ngushtë me Sheilën, por dashurinë e ka gjetur tjetër kund.

Ai dhe Evi janë çifti më i ri i showbizzit, që duket si shumë të tjerë kanë vendosur që të na ‘lodhin’ pak përpara se të çojnë këtë histori një hap më tej dhe të dalin publikisht si një çift, që duhet thënë, është ndër më simpatikët./Panoramaplus.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38